fbpx

Gjysma e të punësuarve me pagë më të ulët se mesatarja

75% e të punësuarve në vend marrin pagë mujore nën mesataren. Për pagat më të larta në sektorin privat mund të diskutohet vetëm kur ekonomia ofron norma serioze të rritjes. Nuk ka mënyrë më të mirë për të përmirësuar standardin e jetesës sesa hapja e vendeve të reja të punës dhe duke përmirësuar produktivitetin. Kjo është analiza e profesorit të universitetit Marjan Petreski i cili, për Alsat, thotë se numri i njerëzve në vend që marrin të ardhura të mira është i vogël.

Më relevante është një masë tjetër e quajtur vlera mediale e cila e ndan të gjithë ekzemplarin e personave të punësuar në gjysmë. Ajo nuk publikohet, por llogaritet në Entin Shtetëror të Statistikës dhe sipas disa llogaritjeve të brendshme është rreth 18 mijë denarë. Kjo do të thotë se gjysma e të punësuarve marrin nën 18 mijë denarë dhe gjysma tjetër mbi këtë shumë – tha Marjan Petreski, profesor universitar.

Për paralajmërimin e qeverisë për rritje të re të pagës minimale, profesori Petreski thotë se ekonomia aktualisht nuk është gati për këtë hap. Por, me rregullimin që do të vijë nga rritja e inflacionit, por edhe nga rritja e pagave, më së voni në prill të këtij viti, paga minimale mund të arrijë në 12.500 denarë. Çdo gjë që do të jetë mbi këtë shumë do të jetë problem për kompanitë e vogla.

Për momentin, kjo hapësirë është shumë e kufizuar. Nëse rritet, supozoj se përllogaritni një shumë prej 13 mijë denarëve, tashmë ajo do të jetë një kufi shumë i lartë i qëndrueshmërisë për biznesin në konstalacionin aktual – deklaroi Marjan Petreski, profesor universitar.

Qëndrim dhe shqetësim të ngjashëm për mbijetesën e një pjese të mirë të kompanive shprehën edhe biznesmenët pas paralajmërimit për rritje të re të pagës minimale. Ndërsa, fakti që sipas statistikave paga mesatare neto e dhjetorit ka arritur në pothuajse 26 mijë denarë, profesori thotë se ajo ka të bëjë me faktin që kompanitë para festave të fundvitit i kanë paguar shpërblimet për punonjësit për t’u shmangur pagesa e taksës progresive që filloi që nga 1 janari.

Ile Petrevski