fbpx

Goditje e madhe për Interin, lëndohet Naingolan

Raxha Naingolan ka pësuar një dëmtim në pulpë gjatë seancës stërvitore dhe është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore me skaner, ku është mësuar se belgu nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Aintracht Frankfurt për Ligën Europa. Vlerësimet e kohëzgjatjes së dëmtimit të tij do të bëhen javën e ardhshme, sipas asaj që njoftoi klubi zikaltër. Mirëpo, një dëmtim i tillë kërkon mbi një muaj kohë rikuperim, që do të thotë se Naingolan nuk do jetë i gatshëm për dy sfidat në Ligën Europa ndaj skuadrës gjermane, dhe po ashtu humb edhe derbin me Milanin.