fbpx

Goditje e rëndë për Erdoganin, partia e tij humb zgjedhjet në qytetet më të mëdha

ANKARA, TURKEY - OCTOBER 23: President Recep Tayyip Erdogan speaks about the murder of Saudi journalist Jamal Khashoggi during his weekly parliamentary address on October 23, 2018 in Ankara, Turkey. Erdogan said Khashoggi was the victim of a "brutal" and "planned" murder and called for the extradition of 18 suspects to Turkey to face justice. Khashoggi, a U.S. resident and critic of the Saudi regime, went missing after entering the Saudi Arabian consulate in Istanbul on October 2. (Photo by Getty Images)

Opozita thotë se e ka mundur Erdoganin edhe në qytete të tjera Lideri i partisë më të madhe opozitare në Turqi ka thënë se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në tri qytetet më të mëdha të vendit në zgjedhjet e së dielës, sipas të dhënave të partisë së tij.

Duke folur në një konferencë për media në Ankara, lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdarouglu ka thënë se kandidatët e partisë së tij kanë fituar në Ankara, Stamboll dhe Izmir, raporton Reuters.

Sipas tij, kjo parti ka fituar edhe në shumë qendra tjera duke e mposhtur partinë e presidentit Tayyip Erdogan.

“E di se kemi fituar në Stamboll, është shumë e qartë”, ka thënë kandidati i kësaj partie Ekrem Imamoglu.