Golden Stejt konfirmon vendin e parë në fushën e Lejkersit

Tri ndeshje janë zhvilluar mbërmë në NBA. Kampionët e Golden Stejtit shënuan fitore 108-90 në fushën e Lejkersit, duke u ndalur në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Fiton edhe Milluoki jashtë fushes, duke mundur Filadelfinë me 128-122, sukses që mban “Buks”-at në vendin e parë në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Sakramentos, falë 23 pikëve të Hieldit, mundi 117-104 Klivlendin, një takim i dominuar nga vendasit. Gjithsesi, kjo mbeti një fitore për statistikë, pasi të dyja ekipet janë jashtë zonës “play off”.

NBA – Rezultatet

Filadelfia –Milluoki 122-128

Sakramento – Klivlend 117-104

L.A. Lejkers – Golden Stejt 90-108