fbpx

Gruevski para se të arratiset ka kërkuar nga BE-ja gjykatës të pensionuar, për ta shqyrtuar rastin e tij

Para se të arratiset ish-kryeministri Nikolla Gruevksi me shkrim u ka kërkuar që të delegojnë një gjykatës të pensionuar që të vijë në Maqeodoni për të biseduar për rastin për të cilin është akuzuar për blerjen e Mercedesit, mirëpo nuk ka marrë përgjigje, ka thënë Gruevski në intervistë për televizionin italian RAI.

Pak para se të lëshoj vendin kam dërguar letër deri te eurokomesari për zgjerim Johanes Han, Federika Mogerini dhe shumë të tjerë, mendoj se edhe i kam shkruar edhe Angela Merkelit, ku kam kërkuar që të bisedoj me një gjykatës të pensionuar nga vendet më të zhvilluara, që të shqyrtojmë dokumentet për veprën për të cilën akuzohesha, të flisnim me prokurorët, me gjykatësit nëse ishte e duhur, mirëpo letrës time askush nuk i ktheu përgjigje ka thënë ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Ai ka thënë se është arratisur dhe ka kërkuar azil për dy arsye

E para sepse isha i përndjekur politik, nga qeveria dhe gjykatat e Maqedonisë që dëshironin me çdo kusht të më mbyllnin në burg. Rasti për të cilin akuzohem ka qenë i fabrikuar dhe  i falsifikuar.

Arsyeja e dytë është se nëse përfundoja në burg do të isha i rrezikuar – ka thënë ai.

Megjithatë ish-kryeministri nuk ka dhënë detaje se kush dëshironte ta vriste. Ai theksoi se derisa ishte kryeministër ka miratuar shumë reforma të cilat me siguri ndonjërit nuk i kanë pëlqyer.