fbpx

Haradinaj: Do të varrosen politikisht ata që mendojnë për ndarje

Kryeministri kosovarë Ramush Haradinaj, edhe njëherë ka folur për idenë e serbëve për ndarje të tokave shqiptare, me ç’rast tha se do të varrosen keq politikisht të gjithë ata që i rrinë prapa kësaj ideje.

“Ideja e kufijve, e Vuçiqit, Daçiqit atje, e kushdo qofshin ata, është qe një shekull. Qe një shekull serbët gatuajnë në kuzhina të veta ndarjen e tokave shqiptare. Është një brez tjetër besoj e kanë marrë vesh, s’mund t’i ndajë kërkush më tokat e shqiptarëve. Ata mund të bëjnë fiksime me shqiptarët nëse dojnë, por nuk mujnë me lujtë më kufij në Ballkan, ka përfunduar kjo. Do të varrosen keq politikisht krejt ata që shkojnë kësaj rruge”, u shpreh ai.