fbpx

Haradinaj: Do të varrosen politikisht ata që mendojnë për ndarje

“Ideja e kufijve, e Vuçiqit, Daçiqit atje, e kushdo qofshin ata, është qe një shekull. Qe një shekull serbët gatuajnë në kuzhina të veta ndarjen e tokave shqiptare. Është një brez tjetër besoj e kanë marrë vesh, s’mund t’i ndajë askush më tokat e shqiptarëve. Ata mund të bëjnë fiksime me shqiptarët nëse dojnë, por nuk mujnë me lujtë më kufij në Ballkan, ka përfunduar kjo. Do të varrosen keq politikisht krejt ata që shkojnë kësaj rruge”, u shpreh ai.