fbpx

Haradinaj: Kosova nuk duhet të kushtëzohet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklarimeve të zyrtarëve serbë se Prishtina po mbështet opozitën për rrëzimin e presidentit Aleksandar Vuçiq. Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj tha se Prishtina ka problemet e veta dhe nuk e ka luksin të ndërhyjë në politikën e brendshme të Serbisë. Sa i përket temës së kufijve dhe taksës, Haradinaj tha se është mirë që Kosova të mos kushtëzohet.

Në Serbi e shohim që janë disa zhvillime atje të brendshme edhe i dëgjojë nganjëherë që i lidhin me ne, me Prishtinën, në mënyra të ndryshme. Të them të drejtën Prishtina është në telashet e veta, nuk e kemi kapacitetin e as luksin me ndikuar ne në zhvillimet në Serbi, as me përkrah opozitën e as pozitën edhe na keqpërdorin atje realisht, atje pa nevojë. Pastaj edhe këto deklarata shumica që gjoja po rrezikohet veriu dhe populli serb janë të njëjta për ato zhvillimet e brendshme që i kanë atje. Ne nuk kemi ndikim as influencë, dhe nuk kemi as se si të ndikojmë në proces përreth. Dhe apelojmë te zyrtarët e Serbisë, që çështjet e brendshme në Serbi t’i trajtojnë vetë, por edhe neve të na lënë t’i kryejmë punët tona në Kosovë, pa ndërhyrje. Dhe mendoj se edhe instancat e BE-së edhe instancat tjera duhet ta kërkojnë këtë gjë, pra t’i kërkojnë Beogradit zyrtar të mos e përfshijë Kosovën në proceset e veta të brendshme, qofshin elektorale, qofshin të trazirave, apo të protestës, sepse nuk jemi fare të ndërlidhur në të. Ne jemi pas stuhisë. Jemi duke i kalkuluar dhimbjet që na i ka shkaktuar tema e territoreve, kufijve,  taksës, të cilat mendoj se janë tema të kaluara. Mendoj të shohim drejt të së ardhmes, atë që e thashë jemi duke kërkuar nga BE  edhe Serbia, edhe ne  Kosova, një proces më të definuar për anëtarësim në BE  dhe kjo është ndihmesë edhe për ekonominë tonë, edhe për rajonin. Nuk është mirë me i qit kushte njëri-tjetrit. Kosova edhe ashtu ka shumë sfida dhe  nuk mundet me qenë e kushtëzuar, pra Kosova pret ndihmën e të gjitha palëve  që të vazhdon dialogu dhe  nuk duhet të ndërlidhet me një vendim të Qeverisë, në këtë rast tarifën- deklaroi Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës.