fbpx

Haradinaj: Kosovë urime liberalizimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj uroj edhe njëherë për vizat, ku tha se kësaj here Gjermania e ka thënë një po të menjëhershme për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku tha se ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë dhe rrugës deri në takim i ka thënë se kanë qëndrim për viza, që është një po.

Përndryshe qeveria ka formuar një grup punues për bashkëpunim të ministrisë së punëve të brendshme të Gjermanisë dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.