fbpx

Haradinaj përshëndet fitoren e shqiptarëve në Tuz

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar shqiptarët e Tuzit për fitoren në zgjedhjet e sotme lokale, duke u bërë kështu komuna e vetme në Mal të Zi që udhëhiqet nga shqiptarët.

“Bashkimi në koalicion i subjekteve politike shqiptare, fitoi të drejtën për të qeverisur me Tuzin. Një shembull i shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin. Urime shqiptarëve të Tuzit për këtë fitore historike”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të shtabit zgjedhor, koalicioni “Malësia na bashkon” e shqiptarëve në Tuz kanë marrë 80 për qind të votave të viseve malore, ndërkohë që priten të publikohen edhe rezultate e para zyrtare.