fbpx

Hari Kejn shuan shpresat e Dortmundit (video)

Borusia Dortmund nuk ka arritur përmbysjen e madhe të paralajmëruar në konferencat për shtyp një ditë më parë. Pas disfatës tepër të rëndë 3-0 në “Uembli” ndaj Totenham, ata janë mposhtur edhe në “Signal Iduna” me rezultatin 1-0, shkruan Telesport. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Hari Kejn, i cili me gjakftohtësi në minutën e 49’ të takimit ka shuar edhe shpresën më të vogël të gjermanëve për një mrekulli. Ky ishte goli i 4-t në tre ndeshje të sulmuesit të përfaqësueses angleze ndaj Dortmund. Pas këtij goli, Hari Kejn është bërë golashënuesi më i mirë i historisë së Tottenham në kompeticionet evropiane.