fbpx

Hekurudha me Bullgarinë, pjesa e parë deri në fund të vitit

Pjesa e parë e hekurudhës drejtë Bullgarisë duhet të jetë gati deri në fund të vitit, pohon zëvendëskryeministri, Koço Angjushev. Bëhet fjalë për aksin Kumanove-Beljakovc në gjatësi prej 31 kilometra. Punimet do të zhvillohen me tempo të përshpejtuar për shkak të problemeve të tejkaluara me shpronësimin, thonë autoritetet. Por, për lidhje të plotë hekurudhore me Bullgarinë do të nevojiten 10 vjet, pasi problematike për realizimin e punimeve janë pjesët prej Beljakovce deri në Kriva Pallankë dhe nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë.

Mendoj se tani janë krijuar të gjitha parakushtet që punët të zhvillohen shpejtë. Qytetarët maqedonas, gjegjësisht qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të lodhur duke dëgjuar për këtë aks, shumë vite pa realizim konkret. Tani përfundimisht mund të themi se 12 muajt e fundit kemi realizime serioze në numra, mbi 30 % realizim të punëve ndërtimore – deklaroi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i ekonomisë.

Më ndërtimin e këtij projekti u rritën edhe apetitet e kompetentëve të hekurudhave në vend. Sot paralajmëruan edhe lidhje hekurudhore me Shqipërinë.
Këtë vit bëhen pikërisht 25 vjet që kur filloi me ndërtim hekurudha drejt Bullgarisë për herë të parë. Nga viti 1994 deri në vitin 2004 janë kryer punë ndërtimore në këtë projekt. Pastaj pasoi një periudhë stagnimi prej rreth dhjetë vjetësh. Pesë vjet më parë, kjo çështje u rihap, kështu që filluan punimet në disa prej tuneleve të parapara, urave dhe infrastrukturës hekurudhore. Sipas vlerësimeve, linja hekurudhore për në Bullgari do t’i kushtojë vendit rreth gjysmë miliardë euro.

Ile Petrevski