fbpx

Hidhet “drogë” mbi çatinë e burgut të Tetovës

Ditë më parë mbi çatinë e burgut të Tetovës persona të panjohur, nga jashtë kanë hedhur një pako me përmbajtje narkotike. Pakoja është hedhur tek pjesa e pullazit ku shëtisin të burgosurit. Kjo vepër është vërejtur nga një i punësuar i burgut, i cili rastin e ka paraqitur menjëherë në Drejtori, mëson Alsat nga burime brenda burgut.

Pas kësaj Drejtoria e burgut ka kërkuar ndihmë nga organet e policisë, të cilët kanë marrë pakon e dyshuar për hulumtime të mëtejme.

Ndërkohë që paralajmërohet se gjatë ditës së sotme do të merren masa për zbardhjen e plotë të rastit, kapjen e autorit dhe porositësit e “drogës”.