Hjuston marshon fuqishëm, Toronto mund Bruklinin

Sfidë e fortë për kreun në Konferencën e Perëndimit, ku 3 ekipe ndahen nga një fitore mes tyre. Hjuston mundi 135-103 Klipersin jashtë fushe, duke kërkuar kreun. Një ndeshje e dominuar nga ekipi teksan, me të zakonshim Harden që ishte shënuesi më i mirë, autor i 31 pikëve. Ai u mbështet edhe nga Paul me 29 pikë e Capela me 24 pikë e 15 rebound. Edhe Denver synon kreun në Perëndim, pas fitores 113-85 ndaj San Antonio, me Jokic që realizoi 20 pikë, ndërsa Morris e Beasly nga 19 secili. Në Lindje, skuadra e Torontos mundi 115-105 Brooklyn, ndeshje ku kanadezët kishin një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës dhe e merituan fitoren. Siakam me 28 pikë e Leonard me 26 bënë diferencën në fushë për Toronto. Fiton edhe ekipi i Boston, që mundi 112-102 Miami, sfidë ku basketbollistët e Celtics vuajtën shumë për të triumfuar. Më i miri në fushë ishte Hayëard me 25 pikë. Fitore në sekondat e fundit për Chicago, që mposhti 115-114 ëashington, me 7 lojtarë të Bulls që realizuan mbi 10 pikë.

NBA – Rezultatet e fundit

Detroit – Indiana, 89-108

Orlando – Neë York, 114-100

ëashington – Chicago, 114-115

Atlanta – Philadelphia, 130-122

Brooklyn – Toronto, 105-115

Miami – Boston, 102-112

Neë Orleans – Charlotte, 109-115

Dallas – Minnesota, 108-110

Denver – San Antonio, 113-85

Phoenix – Utah Jazz, 97-118

Portland – Memphis, 116-89

Clippers – Houston, 103-135