fbpx

Hoti: Ekziston frika tek qytetarët nga dialogu

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka theksuar se Kosova ka dialoguar në Rambuje dhe Vjenë pa frikë, sepse i ka besuar lidershipit të vetë dhe partnerëve ndërkombëtarë, por sipas tij sot ekziston frika tek qytetarët nga dialogu.

“Kosova ka dialoguar në Rambuje dhe Vjenë pa frikë, sepse i ka besuar lidershipit të vetë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Por, sot ekziston frika tek qytetarët nga dialogu. Jo frikë nga partnerët tanë, sepse ata e kanë bërë të qartë se Kosova vendos vetë se çfarë marrëveshje do të nënshkruajë. Por, frika e qytetarëve vjen nga mungesa e besimit në lidershipin institucional të Kosovës, në veçanti në Presidentin dhe ekipin dialogues”, ka shkruar Hoti në Facebook.