fbpx

Hoxha: Nuk bëjmë thirrje për bojkot

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, tha se pas eliminimit të kandidatit të tyre në raundin e parë Blerim Reka, ata si forcë politike do t’i lenë votuesit e tyre të zgjedhin sipas dëshirës së tyre por pa bojkotuar zgjedhjet e së dielës pasi janë në pikëpyetje integrimet dhe anëtarësimi i plotë në NATO.

I kemi lënë votuesit shqiptar që në bazë të bindjeve të veta të përcaktohen në raundin e dytë, normalisht duke patur parasysh që Maqedoninë e Veriut e presin procese të rëndësishme të eurointegrimeve, përfundimi i procesit të NATO-s. Ne si forcë politike nuk do të thërrasim asnjëherë në bojkot të zgjedhjeve.