fbpx

Hoxha: Vendimi për liberalizim të vizave pas zgjedhjeve në PE

Ministrja kosovare e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se Kosova nuk ka humbur asnjë cent dhe se si vend janë në rrugë te mirë për përfitime tjera nga Fondi i Bashkimit Evropian.

Sipas saj Kosova është përfituesi i dytë më i madh në botë për kokë banori nga fondet e Bashkimit Evropian.

Hoxha lidhur me liberalizimin e vizave tha se shtetet anëtare të BE-së nuk dëshirojnë të marrin një vendim për këtë çështje deri pas përfundimit të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, ndonëse Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.