fbpx

Hoze Murinjo: Ramosi e goditi me qëllim Mesin

Në cilësinë e opinionistit, Hoze Murinjo gjatë komentimit të “El Clasico”, deklaroi se përplasja mes yllit të Barças, Lionel Mesi dhe kapitenit të Real Madrid, Serhio Ramos ishte e qëllimtë dhe e realizuar nga mbrojtësi për të provokuar reagimin e skuadrës së tij.

Mendoj se në pjesën e parë, të dyja skuadrat, kur kishin topin, nuk e kanë dëmtuar shumë kundërshtarin. Nuk kishte intensitet në veprimet mbrojtëse, me të gjithë që luajtën në bllok mesatarisht të ulët”, komentoi trajneri portugez.

Nuk ekzistonte temperamenti i derbit, ose i një El Clasico që vendos titullin. Mendoj se veprimi i Sergio Ramos erdhi nga një futbollist që di shumë mirë se loja duhet të ndryshojë. Me siguri, ai e bëri me qëllim që të krijojë një temperament tjetër për pjesën e dytë, sepse deri në ato momente ndeshja ishte shumë e butë”, deklaroi Mourinjo.