fbpx

Humb Lejkers, “çmendet” Lebron Xhejms (video)

Sezoni për skuadrën e Los Angeles Lejkers duket se tashmë ka marrë fund. Në momentet vendimtare të sezonit, Lejkers kanë pësuar humbjen e dytë radhazi, kësaj radhe nga Feniks Sans, me rezultatin 118-109. Me këtë humbje, aspak i kënaqur nuk ishte ylli i Lejkers, LeBron Xhejms, i cili frustrimin e tij e shfaqi edhe në mesin e lojës. Ishte një moment kur Xhejms ishte i nervozuar me mbrojtjen e skuadrës dhe qëllimisht e hodhi topin jashtë vijës fundore, duke shfaqur inatin e tij.

Mbreti’ e mbylli takimin me 27 pikë, 16 asistime dhe nëntë kërcime, i ndihmuar nga Ingram që shtoi 25 pikë. Me këtë humbje, Lejkers mbeten pesë ndeshje prapa San Antonio Spars dhe Los Anxhelos Klipers, që mbajnë pozitat shtatë dhe tetë.