fbpx

Injorim i rëndë i kundërshtarit nga futbollisti i Arsenalit (video)

Arsenali fitoi 3-0 ndaj Renit dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinale të Ligës Europa edhe pse në ndeshjen e parë u mundën 3-1 nga skuadra franceze. Në përfundim të kohës shtesë ka qenë Aleks Ivobi që ka vjedhur vëmendjen e të gjithë rrjetit me veprimin ndaj mbrojtësit Hamari Traore. Lojtarët patën një përplasje mes tyre dhe teksa afrohen të acaruar me njëri-tjetrin sulmuesi i Arsenal largohet menjëherë duke bllokuar hundët. Një injorim i rëndë për kundërshtarin, që Ivobi si duket u bllokua nga era e keqe e gojës së Traore.