fbpx

Irlandë, dërgesë e dyshimtë në zyrën postare për klasifikim

Një dërgesë e dyshimtë është zbuluar në zyrën postare për klasifikimin e postave në Irlandë, identike me letrat e dërguara në shumë adresa në Londër dhe Universitetin Glazgov në fillim të muajit, kumtoi sot policia irlandeze.

Shërbimet e sigurimit theksuan se po e hulumtojnë dërgesën e cila është identifikuar në zyrën për klasifikim dhe janë në kontakt me autoritetet britanike.

Në vendin e ngjarjes gjendet edhe ekipi ushtarak për çminimin e bombave.

Lëvizja disidente, e cila quhet “IRA” e mori përgjegjësinë për dërgimin e dërgesave me bomba në shumë adresa në Londër dhe në Universitetin në Glazgov. Ky grup i vogël është në kundërshtim me marrëveshjen paqësore për Irlandën Veriore nga viti 1998.