fbpx

Irani, Rusia, Kina dhe Gjermania bisedojnë për Sirinë

Diplomatët e Iranit, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë zhvilluan sot bisedime për Sirinë në kryeqytetin iranian, Teheran.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, “zëvendësministri i Jashtëm i Kinës, Chen Xiaodong, përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë për Sirinë, Aleksandr Lavrentiyev dhe drejtori i përgjithshëm për Lindjen e Mesme në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Philip Ackermann kanë zhvilluar një takim në Teheran”.

Diplomatët kanë realizuar takime të ndara me zëvendësministrin e Jashtëm të Iranit, Hossein Jaberi Ansari dhe kanë biseduar për punimet e formimit të Komitetit kushtetues të Sirisë.

IRNA thekson gjithashtu se “janë diskutuar edhe çështjet si lufta kundër terrorizmit, parandalimi i krizës njerëzore në Idlib, ristrukturimi i Sirisë dhe rikthimi i refugjatëve në vendin e tyre”.