fbpx

Ish-presidenti i Nisanit në liri me kaucion prej 8,9 milionë dollarëve

Gjykata japoneze kumtoi se e ka miratuar kërkesën për lirimin me kaucion të ish-presidentit të arrestuar të kompanisë automobilistike Nisan, Karlos Gon, i cili është i akuzuar për falsifikim të raporteve financiare dhe shkelje të besimit.

Gjykata e qarkut në Tokio kumtoi se Gon do të lirohet me kaucion prej një miliardë jenëve (8,9 milionë dollarë). Pas tre muajve të kaluar në paraburgim, ai pritet sot të lëshohet për t’u mbrojtur në liri.

Gon kryesoi grupacionin e tre prodhuesve botërorë të automobilave – Reno-Nisan-Micubishi, në dy kontinente si drejtor kryesor ekzekutiv dhe president.

Ai u arrestua më 19 nëntor pasi që Nisan i zbuloi shkeljet e tija shumëvjeçare financiare në shuma milionëshe, përfshirë publikimin e një shume më të vogël të të ardhurave nga gjendja reale dhe shfrytëzim të parave të kompanisë për nevoja personale.

Gon i hedhë poshtë aktakuzat për mashtrime financiare./MIA