fbpx

Italia, Franca, Gjermania dhe Britania ndalojnë aeroplanët “Boeing 737 MAX”

Italia, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe ka ndaluar fluturimin mbi hapësirën e saj ajrore të aeroplanëve “Boeing 737 MAX” . Autoriteti e këtyre vendeve thanë se “masa parandaluese” do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të mëvonshëm.

Më herët edhe Australia, Kina, Malajzia dhe Singapori ndaluan fluturimin e këtyre aeroplanëve mbi hapësirat ajrore.

Vendimi vjen pasi më 10 mars, një aeroplan Boing Max 8 nga Etiopia, u rrëzuar duke vrarë 157 persona në bord.

Kompania, Ethiopian Airlines ka thënë se fluturimi ET302, ka zgjatur vetëm gjashtë minuta, para se të rrëzohej në Addis Ababa.

Ky ishte aksidenti i dytë fatal që përfshinte atë model në më pak se pesë muaj.

Boeing-u, prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, tha se do të vendosë një softuer të ri në aeroplanët e tij të tipit 737 Max.