fbpx

Ivanovska: Institucionet anashkalojnë Anti-korrupsionin

Asnjë institucion ende nuk ka dorëzuar dokumentacionin e procedurës së punësim, që e kërkoi Komisioni Anti-korrupsion për rastet ky dyshohet se janë punësuar familjarë të funksionarëve qeveritarë. Kryetarja e këtij komisioni, Biljana Ivanovska thekson se çdo institucion që nuk do të respektojë këtë afat, do të gjobitet në bazë të ligjit.

“Deri tani asnjë institucion nuk i ka dorëzuar dokumentacionin por në fund të javës u skadon afati ashtu që presim që do i dorëzojnë. Ligji parasheh lëndë kundërvajtësve për institucionet që nuk dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm. Ne kemi hapur thuajse 60 lëndë të reja”, pohoi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Anti-korrupsion.