fbpx

Izraeli liron aktivisten palestineze pas 20 muajve burg pa gjyq

Ligjvënia palestineze dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Khalida Jarrar, është liruar nga burgu i Izraelit ku ishte mbajtur për 20 muaj pa gjyq.

Ajo u ndalua për shkak të lidhjeve të saj me Frontin Popullor të Majtë për Çlirimin e Palestinës (PFLP).

Burri i Khalida Jarrar, Ghassan, tha se ligjvënësja 56-vjeçare u lirua të enjten.

“Ky burgim ishte një tjetër kapitull në një jetë të përndjekjes dhe shtypjes nga pushtimi izraelit”, tha ajo.

Jarrar, një nënë e tre fëmijëve, u arrestua më 2 korrik 2017 për shkak se ishte anëtare e PFLP, një lëvizje e konsideruar si një “organizatë terroriste” nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.