fbpx

Janeva e kënaqur me ndryshimet për Specialen

Pa „bombat“ si dëshmi dikush mund të shpëtojë, dikush tjetër të jetë i akuzuar. Kështu e interpreton prokurorja speciale ligjin e ri për Prokurori Publike i cili e përfshin edhe PSP-në. Në përgjithësi, Katica Janeva është e kënaqur nga zgjidhja ligjore dhe inkorporomi i Speciales në Prokurorinë e rregullt.

Gjithçka është e mundur. Dikush mund të shpëtojë, mund edhe dikush plus të akuzohet. Ne jemi në esencë të kënaqur që na përshkruhen kompetencat dhe nuk jemi të kufizuar vetëm me “bombat”, meqë gjatë periudhës që e analizuam konsideruam se ka edhe shkelje tjera të Kodit Penal dhe ndoshta tani në disa parahetime të caktuara do të hapim edhe shumë lëndë më të mëdha përveç atyre që i kemi”-  tha Katica Janeva, nga PSP-ja.

Janeva nuk konsideron që PSP-ja do të paraqesë problem, që sipas Ligjit të ri nuk do të guxojë t’i përdor “bombat” si dëshmi në gjykatë për hetimet dhe aktakuzat e reja. Prokurorja Speciale konfirmoi se ka pasur takim me kreun e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili ka këmbëngulur që të takohen ndërsa takimi është organizuar me ndërmjetës. Nuk ka pasur shantazh nga ana e saj që VMRO DPMNE-ja ta mbështesë ligjin për PSP-në ndërsa si shërbim të “shkrihet” prona e partisë, pretendim që e plasoi Mickoski.

Nga njëra anë vlerësoja se është mirë të bisedohet dhe ta lus Mickoskin që të mbështes nëse eventualisht miratohet ndonjë ligj për PSP-në me të cilin do t’i vazhdohej mandati”- pohoi tha Katica Janeva, nga PSP-ja.

Prokurori shtetëror Lubomir Jovevski deklaroi se grupet punuese nga Prokuroria e rregullat dhe ajo Speciale punojnë në ligjin e ri si dhe në inkorporimin e PSP-së në Prokurori.

Çdo gjë që për çka nuk mund do të mund të veprojë PSP-ja e që mund të ndiqet penalisht do ta merr prokuroria e rregullt”- pohoi Ljubomir Jovevski, Prokuror Shtetëror.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska shpjegoi se ky ligj mundëson vazhdimin e procedurave të PSP-së për të gjitha hetimet dhe akuzat e hapura pas 30 qershorit të vitit 2017.

Përdorimi i përgjimeve është i kufizuar për ato akuza të ngritura gjatë 18 muajve të para. Në konsultim me ekspertë të huaj dhe me PSP-në, arritëm në përfundimin se praktikisht në lëndët që hapen pas 18 muajve realisht edhe nuk ka nevojë të domosdoshme për përdorimin e materialeve audio si dëshmi”- tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Ligji për Prokurori Publike një ditë më parë hyri në procedurë parlamentare. Për miratimin e tij, nevojitet dy të tretat e votave – të cilët ende nuk janë siguruar.

Bojan Stojanovski