fbpx

Java e dytë e fushatës për zgjedhjet presidenciale

Kandidati presidencial i mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova, sot do të mbajë tubime në Makedonski Brod dhe në Kërçovë.

Stevo Pendarovski, kandidat i LSDM-së dhe koalicionit, do të ketë takime me banorë të fshatit Mirkovci në komunën e Çuçer Sandevës, pas çka do të marrë pjesë në tribunat qytetare në komunat Butel, Shuto Orizare dhe Gjorçe Petrov.

Blerim Reka, kandidati presidencial i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, do të ketë takim me banorët e Tearcës.

Siljanovska Davkova do të paraqitet në tubimin qendror në Shkup fundjavën e ardhshme më 13 prill, ndërsa një ditë më vonë, më 14 prill, tubim qendror do të ketë edhe Pendarovski. Reka do të ketë konventën përmbyllëse në datën 18 të këtij muaji.

Fushata zyrtarisht filloi më 1 prill, ndërsa do të zgjasë deri më 19 prill pas çka vijon heshtje zgjedhore 24 orësh para ditës së votimit. Në terren vazhdon edhe fushata parazgjedhore edhe e kandidatëve për kryetarë të komunave të Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës.