fbpx

“Jemi të barabartë, mundemi”, fillon marshi i LSDM-së për nder të Ditës së Gruas

Filloi marshi tradicional me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas,nën organizim të Forumit të grave të LSDM-së. Marshi tradicional këtë vit ka moton “Jemi të barabartë, mundemi”. Në marsh merr pjesë edhe kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, kandidati për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, koordinuesja e Forumit të Grave të LSDM-së, Cvetanka Laskova dhe Maja Javornik nga Partia e socialistëve evropianë.