fbpx

Junker i dërgoi letër urimi Pendarovskit

BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 25: President of the European Commission Jean-Claude Juncker speaks to the media with European Union chief Brexit negotiator Michel Barnier and European Council President Donald Tusk during a press conference after attending a special session of the European Council over Brexit on November 25, 2018 in Brussels, Belgium. The three EU representatives briefed the media after leaders of the 27 remaining member states of the European Union met and approved the United Kingdom's withdrawal agreement for leaving the European Union and the political declaration that will set the course for the U.K.'s relationship with the E.U. once Brexit is complete. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker i dërgoi një letër urimi kryetarit të sapozgjedhur të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovskit.

Junker e përgëzoi Pendarovskin për fitoren në emër të të gjithë Bashkimit Evropian.

“E shfrytëzojmë këtë mundësi për të konfirmuar edhe një herë mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Junker.

Ai më tej e inkurajon presidentin e ri të Maqedonisë Veriore që të vazhdojë rrugën e reformës drejt BE-së në mënyrë të qëndrueshme, pasi ky proces bazohet në merita, përmendi shefi i Komisionit Evropian dhe siguron Pendarovskin se vendi ka “mbështetjen absolute” të KE për përpjekjet  në këtë drejtim.

“Bashkimi Evropian beson se Marrëveshja e Prespës është një sukses i jashtëzakonshëm politik, është një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian”, vlerëson Zhan Klod Junker dhe përsërit se ajo është një model për pajtim për të gjithë rajonin.

Komisioni Evropian i dëshiron mandat të suksesshëm presidencial Pendarovskit dhe pret që të vazhdojë të bashkëpunojë me Maqedoninë Veriore për të ndërtuar një Evropë të bashkuar dhe prosperuese”,citohet në letrën e Junkerit për Pendarovskin.