fbpx

Juve mund Napolin, diferenca shkon në +16 pikë (video)

Juventus ka mposhtur Napolin në “San Paolo” me rezultatin 2-1 dhe avantazhi mes dy skuadrave tani ka shkuar në 16 pikë. Kampionati tani mund të quhet i mbyllur. Napoli e nisi shumë mirë ndeshjen duke luajtur me një ritëm të lartë, por gabimi i portierit Meret në minutën e 25’. Lojtarët e Napolit gabojnë në ndërtimin e aksionit duke i dhuruar topin Kristiano Ronaldo-s, i cili pengohet nga Meret që del me karton të kuq. Goditja e dënimit shndërrohet me gol nga Miralem Pjanic tre minuta më pas. Në minutën e 39’ Emre Can dyfishon rezultatin dhe dukej sikur ndeshja kishte mbaruar që në pjesën e parë. Megjithatë Napoli nuk u dorëzua dhe i kuqi i Pjaniçit në fillim të pjesës së dytë rihapi lojën. Napoli ngushtoi diferencën në minutën e 61’ dhe mund të kishte barazuar me penalltinë e akorduar në të 83-ën, por Insinje e goditi shtyllën nga pika e bardhë.