fbpx

Lëvizja BESA edhe zyrtarisht mbështet Rekën për president

Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA zyrtarizoi qëndrimin e partisë për të mbështetur kandidaturën e profesorit Blerim Reka në garën e zgjedhjeve Presidenciale që do mbahen më 21 prill të këtij viti. Njëherit, Kuvendi Qendror zgjodhi edhe përbërjen e Shtabit Zgjedhor me në krye nënkryetarin e partisë Kastriot Rexhepi. Poashtu Kuvendi Qendror morri vendim për të vendosur gjitha resurset partiake në shërbim të kandidatit për President të vendit Blerim Rekës.


Ka filluar mbledhja e Lëvizjes Besa

Para pak çashtesh është mbledhur kuvendi i partisë BESA në Tetovë, ndërkohë që pritet të diskutohet për dy pika të rendit të ditës. E para është çështja e konfirmimit të përkrahjes për kandidatin e pavarur për president, Blerim Reka, dhe e dyta, diskutimi mbi formimin e shtabit zgjedhor dhe organet e tij.

Kuvendi i BESA-s pritet të del me pres konferencë pas orës 20, kur edhe pritet të prononcohet  partia liddhur me vendimet që janë marrë gjatë këtij takimi.

Përndryshe, pas paraqitjes së kandidaturës për president si kandidat I pavarur të profesorit blerim Reka, me përkrahje përveç BESA-s doli edhe Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.

Bashkim Sulejmani