fbpx

“Kandidati për president”, Mitreski: Fjalën e fundit e kanë delegatët në Kongresin e së dielës

“Vazhdojmë të bisedojmë edhe sot me të gjithë partnerët, përfshi edhe BDI-në si partner i koalicionit qeveritarë. Jemi të përqendruar në këtë proces për shkak se është shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe për shkak se qytetarët për here të pare do të kenë kandidatë për të gjithë, për të gjithë qytetarët. Sot në orët e pasdites do të takohet kryesia e partisë dhe më pas në orët e mbrëmjes do te realizohet takim me partnerët e koalicionit të cilët do të japin mbështetje për kandidatin e përbashkët për president. Dhe më pas gjatë ditës do të njoftoheni për të gjitha detajet nga ai takim, por përfundimisht fjalën e fundit do ta kenë delegatët në Kongresin e së dielës”, deklaroi Jovan Mitreski, koordinator i LSDM-së.