fbpx

Kanselo: Fitorja është për babain e Zhao Marios

Juventus ka realizuar të pamundurën në “Allianz Stadium”, pasi ka fituar 3-0 në shtëpi duke përmbysur deficitin 2-0 të ndeshjes së parë në Madrid ndaj Atletiko-s. Mirëpo pas ndeshjes, Zhoao Kanselo i ka dedikuar fitoren një personi të papritur. Kanselo ka thënë për mediat në Itali se kjo fitore ishte për babanë e Zhao Mario-s, që ka humbur jetën ditën e martë. Ai ka luajtur tek Inter gjatë sezonit të kaluar, i huazuar nga Valencia, gjithashtu me Zhao Mario-n më të cilin luan edhe te përfaqësuesja e Portugalisë.