fbpx

Kaos në rrugët e Parisit, demonstruesit përleshen me Policinë

Mijëra francezë kanë dal sot në rrugët e Parisit me rastin e 1 Majit për të protestuar por gjatë protestës ata janë përleshur me Policinë.

Mediat e Francës bëjnë të ditur se janë arrestuar 165 persona.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve.

Përleshjet me Policinë kanë filluar menjëherë posa ka filluar protesta në orën 14 e 30.

Në mesin e demonstruesve gjenden edhe grupe të veshur me rroba të zeza të cilët mbajnë pankarta kundër Policisë. Shumë protestues kanë jelekë të verdhë dhe flamuj sindikalë.