fbpx

Kapen me drogë në Maltë, arrestohen serbë e kroatë

Për shkak të posedimit të 65 kilogramë të kanabisit në Maltë janë arrestuar dy serbë, një kroat dhe një qytetar i Maltës.

Mediat serbe raportojnë se të arrestuarve i janë konfiskuar edhe 17 mijë euro para të gatshme.

Katër të arrestuarit u pranguan kur policia ndaloi një makinë të drejtuar nga një 40 vjeçar maltez nga qyteti i Kormas dhe gjeti 17 kilogramë të fshehur në automjet. Pastaj, në shtëpitë dhe garazhet e tyre në qytetet e Gziras dhe Midsa, u gjetën edhe 47 kilogramë të kësaj droge.