fbpx

Kasilas vazhdon me Porton edhe në 2 vitet e ardhshme

Klubi portugez i Portos, ka njoftuar rinovimin e kontratës me portierin legjendar Iker Kasijas. Edhe pse në moshën 37-vjeçare, ish-portieri i Realit, duket se ka bindur drejtuesit për rinovimin, teksa ende ruan një formë të lartë sportive.

Është një ditë speciale për mua, ky klub përfaqëson shtëpinë time, nuk kisha asnjë hezitim për të firmosur kontratën e re. Kam një impenjim me drejtuesit dhe me tifozët, gjithashtu kam vetëm fjalët më të mira për shoqërinë dhe qytetin”, ka thënë Kasijas.

Portieri është pjesë e portugezëve prej 4 viteve, teksa u transferua nga Reali Madridit, klubin me të cilin kaloi pjesën më të madhe të karrierës. Sakaq, gjatë këtyre viteve me Porton, Kasijas ka fituar edhe kampionatin, duke shtuar numrin e titujve të grumbulluar.