fbpx

Kazakistan, Nazarbajev jep dorëheqjen pas 30 viteve në pushtet

Presidenti kazak, Nursultan Nazarbajev njoftoi sot dorëheqjen, pas gati 30 vite në krye të këtij shteti në Azinë Qendrore, i pasur me burime natyrore, por po përballet me revolta të përshkallëzuara popullore.

”Vendosa të heq dorë nga mandati i presidentit”, deklaroi Nazarbajev, 78 vjeç, gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion.

Nazarbajev do të zotërojë ndërkohë kompetenca të gjera pas largimit nga presidenca në sajë të një ligji të votuar në 2018 dhe statusit të tij si ‘’Babai i kombit’’ që i garanton imunitet ligjor dhe një rol me ndikim.

Nursultan Nazarbajev mori drejtimin e Kazakistanit, ndërsa vendi ishte ende një republikë sovjetike në 1989, si sekretar i parë i partisë komuniste dhe mbajti pushtetin pas pavarësisë së vendit në 1991. I rizgjedhur disa herë me shumicë të theksuar.