fbpx

Kit Flint i grupit PRODIGY është gjendur i vdekur

Kit Flint frontmeni i grupit sensacional “Prodigy” mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Eseks të Anglisë, Britani e Madhe. Siç lajmërojnë mediet britanike policia akoma nuk ka bërë të ditura shkaqet e vdekjes, por ka vërtetuar se trupi i 49 vjeçarit nuk ka shenja dhuna.

“Na janë lajmëruar menjëherë pasi është gjetur trupi i një burri tëp vdekur në ora 8.10. Shkaqet e vdekjes të Kit Flint do të tregohen pasi të jetë kryer obduksioni” – kanë thënë nga policia.

Suksesin më të madh “Prodigy” e kanë arritur në vitin 1996 me hitet Firesstarter dhe Breathe, ndërsa vetë Kit Flint ka mbetur ikonë e skenës muzikore britanike me paraqitjet e tija energjike, frizurën e tij unike dhe tatuazhet e veçanta.