fbpx

Kërkohet paraburgim për shtetasin kosovar i cili ishte kapur me marijuanë në Bllacë

Prokurori publik deri te Gjykata Themelore Shkup 1 propozoi paraburgim për shtetasin kosovar i cili të dielën në mbrëmje ishte kapur me 14 kilogram marijuanë afër vendkalimit kufitar Bllacë.

PTHP- Shkup zhvillon hetime kundër atij shtetasi të Kosovës, i dyshuar për vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursoreve”.

Më 17 mars rreth orës 20 në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë ai në mënyrë të paautorizuar ka mbajtur 14 paketime të drogave narkotike- marijuanë dedikuar për shitje.

“Droga me peshë të përgjithshme prej 14080,0 ka qenë e vendosur në dy thasë që i dyshuari i ka bart me vete”, njofton Prokuroria publike duke shtuar se paraburgimi për të dyshuarin është propozuar për shkak të rrethanave dhe rrezikut që ai të arratiset ose ta përsërisë veprën penale./MIA/