fbpx

Kim mbikëqyr lansimin e raketave

Mediat e Koresë së Veriut botuan sot fotografi që tregojnë se udhëheqësi i vendit komunist Kim Jong Un mbikëqyri lansimin e raketave, të cilat besohet të jenë balistike me rreze të shkurtër.

Sipas KCNA, Kim gjithashtu vuri në dukje se ushtria duhet të mbetet e vëmendshme dhe të rrisë aftësinë luftarake për të “mbrojtur sovranitetin politik dhe vetë-qëndrueshmërinë ekonomike të vendit”, raporton AP.