fbpx

Klop konfirmon mungesën e Mohamed Sallahut

“Të dy, Salah dhe Firmino nuk janë të gatshëm. Situata nuk është ajo që donim, por do të provojmë të fitojmë”, tha Klop në konferencë për shtyp. Salah mori një goditje në kokë në ndeshjen ndaj Njukasëll dhe nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për ndeshjes e së martës mbrëma. Kujtojmë që Klop duhet të bëjë llogaritë edhe pa Roberto Firminjo, i cili është i dëmtuar po ashtu. Pa dy lojtarët kryesorë dhe me rezultatin 3-0 për katalanasit në ndeshjen e parë, duket se “Reds” janë të dorëzuar akoma pa filluar ndeshja e kthimit.