fbpx

Kolumbia iu bashkohet shteteve që ndalojnë operimin e Boeing 737 MAX 8

Autoritetet e aviacionit civil të Kolumbisë kanë bërë të ditur se nuk do t’i lejojnë aeroplanët Boeing 737 MAX 8 që të fluturojnë në hapësirën e tyre ajrore.

Zyrtarët kanë theksuar se tani asnjë linjë e avionëve nuk është duke i përdorur aeroplanët e modelit Boeing 737 MAX 8, shkruan Reuters.

Ky vendim u mor për shkak se të dielën është rrëzuar një avion i këtij modeli ku mbetën të vdekur 157 persona.

Vetëm gjashtë muaj më pare, 189 persona kishin humbur jetën pas përplasjes në Indonezi  të një Beoing 737 Max-8.

Kujtojmë se ndalesën për operimin e avionit të lartpërmendur e kanë vendosur vendet e Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.