fbpx

Komision special për revizion të punësimeve të dyshimta

Agjensioni për administratë së shpejti do të krijojë komision për revizion të çfarëdo veprimi të dyshimtë të punësimeve, ka paralajmëruar sot ministri i shoqërisë informative dhe administratës Damjan Mançevski.

Në komision do të kenë të drejtë të marrin pjesë përfaqësues të opozitës dhe të partive qeveritare, si dhe njerëz nga jashtë të cilat do të jenë pjesë ndihmëse për të kontrolluar situata të punësimeve të dyshimta, ka thënë Damjan Mançevski në pyetjen e gazetarëve në pres konferencën e sotme në Qeveri.

Ai theksoi se nuk ka numër të saktë sa raste janë të cilësuara në publik si të dyshimta për nepotizëm gjatë punësimit, sepse ka nga ata që tashmë janë tërhequr me vetëdëshirë nga vendet e punës, ai gjithashtu ka theksuar se procedurën do ta udhëheq Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korupsionit.

Procedura është në vijim dhe çdo ditë po rritet numri i njerëzve që po tërhiqen nga vendet e punës, ka deklaruar Mançevski.

I pyetur deri ku ka arritur procesi i sistemimit të të punësuarëve sipas marrëveshjes Korrnizë të Ohrit të cilët marrin paga dhe vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi Mançevski ka thënë se procedura e sistemimit është pushuar deri më 8 shkurt, nga dita që janë shpallur zgjedhjet Presidenciale.

Deri më 8 shkurt procedura ka vazhduar rrjedhimisht dhe me intenzitet, e njëjta do të vazhdojë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, ka thënë Mançevski i cili shtoi se është ngrirë edhe zgjedhja dhe emërimi derisa Komisioni Shtetëror Zgjedhir nuk i shpall rezultatet oficiale të zgjedhjeve presidenciale.