fbpx

Komisioni Evropian bllokon deklaratat kundër Serbisë

 

Komisioni Evropian ka refuzuar ta adresojë përgjegjësinë tek Beogradi pas shkeljes së marrëveshjes për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal.

Nuk kanë lejuar të publikohet asnjë deklaratë e Bordit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), pasi Qeveria e Serbisë e tërhoqi nga Bordi anëtaren e Shoqërisë Civile, Milica Skileviç, duke e dështuar mbledhjen e planifikuar të mbahej në Prishtinë, javën e kaluar.

Koha Ditore ka siguruar komunikimin mes Bordit dhe Zyrës së komisionarit për Zgjerim, Johannes Hahn.

Si pretekst për bllokimin e deklaratës, është përdorur mungesa e dokumentit që rregullon procedurat e Bordit Këshillëdhënës dhe mungesa e konsensusit. Por anëtarët e Bordit i kanë mohuar arsyetimet e dhëna nga Komisioni, duke e kritikuar atë për ndërhyrje në punën e tyre./Kohaditore