fbpx

Konferenca anti-socialiste, Trump përqafon flamurin amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u shfaq të shtunën për një fjalim përpara një audience miqësore në Konferencën e Aksionit Konservator Politik (CPAC), duke përmbyllur kështu një javë të trazuar me bisedimet pa sukses në samitin me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un dhe dëshminë akuzuese përpara Kongresit të ish-avokatit të tij personal Michael Cohen.

Konferenca ofron edhe një shmangie të vëmendjes për Presidentin republikan, ndërkohë që duket se prokurori i posaçëm Robert Mueller është pranë përmbylljes së hetimit të një bashkëpunimi të mundshëm të fshehtë mes zyrtarëve të fushatës Trump dhe Rusisë. Trump merr pjesë për herë të tretë në këtë konferencë tre-ditore, që po zhvillohet në shtetin Marilend (pranë kryeqytetit Uashington), ku tema mbizotëruese është anti-socializmi.

Përveç fjalimit kritik ndaj demokratëve dhe hetuesit Robert Mueller, gjatë fjalimit Trump gjithashtu bëri një gjest të çuditshëm duke përqafuar flamurin amerikan.

Presidenti amerikan, Donald Trump edhe më herët gjatë muajit qershor të vitit të kaluar ishte filmuar duke përqafuar çuditshëm flamurin amerikan, derisa po duartrokiste pas një fjalimi të mbajtur ku foli kundër emigrimit ilegal.