fbpx

Konte: BE-ja mbështet memorandumin e Italisë me Kinën

Jemi në një mendje dhe nuk ka asnjë problem për marrëveshjen mes Romës dhe Pekinit, tha kryeministri italian Giuseppe Conte në lidhje me pyetjet se si do t’i bindë kolegët europianë në lidhje me nënshkrimin e memorandumit me Kinën.

“Nuk është asnjë për t’u bindur sepse ose nënshkruhet ose nuk nënshkruhet, detyrimisht meqënëse jemi në një familje do të informoj partnerët e mi mbi atë që po bëjnë por është e qartë që jemi në marrëveshje të plotë dhe nuk ka asnjë problem”, theksoi Conte.

Gjatë turit në Europë të presidentit Xi Jinpin të vizitave, Kina pritet të nënshkruajë me Italinë një protokoll të marrëveshjes për projektin e ”rrugëve të reja të mëndafshit” dhe mund të bëhet shteti i parë i G7-ës që i bashkohet këtij programi.