fbpx

Kontejnerët në rrugët e Qendrës së Shkupit, përkohësisht të zhvendosur

Qyteti i Shkupit dhe NP “Higjiena Komunale” kanë informuar banorët e komunës Qendër, se për shkak të vizitës së nesërme të Papa Franciskut do të bëhen ndërhyrje për shkak të masave të sigurisë dhe përkohësisht do të zhvendosen kontejnerët e mbeturinave.

Sonte, (6.05.2019), rreth orës 22 do të zhvendosen kontejnerët në 45 lokacione nëpër Qytetin e Shkupit. Të njëjtët do të kthehen në vendin e tyre ditën e nesërme më datë 7.Maj. 2019 në ora 22.00.

Apelojmë deri te qytetarët që gjatë këtyre orëve të përmbahen dhe mos të hedhin mbeturina.