fbpx

Korea e Veriut s’do ndryshojë qëndrim pas samitit me SHBA-në

Koreja e Veriut thotë se nuk do të ndryshojë qëndrim edhe nëse Shtetet e Bashkuara kërkojnë vazhdimin e bisedimeve. Pas samitit ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong -un, Ri Yong Ho, zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut kanë thënë se SHBA-ja ka refuzuar të heqë gjitha sanksionet ndaj Koresë së Veriut. Megjithatë ministri i Jashtëm I Koresë së Veriut, Ri Yong Ho tha se delegacioni i tyre ka kërkuar që vetëm një pjesë e sanksioneve të hiqen dhe jo të gjitha. Ai tha se vendi i tij ka bërë një propozim “realist” i cili përfshinte neutralizimin e qendrës bërthamore në Jongbjon nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të SHBA-së. Duke folur në një konferencë për media në Hanoi, presidenti amerikan ka njoftuar se nuk ka plane për mbajtjen e një samiti të tretë me Kimin.

Alsat