fbpx

Kosova U17 me talente nga Gjermania dhe Zvicra

Kosova U17 arriti të marrë një kualifikim historik pak kohë më parë duke kaluar në Elite Round. Skuadra “Dardane” ndodhet në grup me Ukrainën, Greqinë dhe Spanjën ku pavarësisht emrave që Kosova ka përballë, asnjë kundërshtar nuk do ta ketë të lehtë ndaj tyre. Trajneri i Kosovës U17, Besnik Kollari ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për këtë turne ku ashtu si në listën e skuadrës A apo te U21, edhe në këtë listë ka futbollistë të cilët luajnë me ekipe elitare në Europë. Kollari ka marrë futbollistë nga kampionati gjerman, zviceran por pa lënë pas edhe kampionatin e Kosovës. Nga Gjermania, bie në sy fakti se ka talente nga skuadra e të rinjve të Shtutgartit, Hamburgut e Duisburgut. Turneu Elite Round luhet në Zvicër.